Enver Hoxhaj përshëndet vendimin e Papës për dërgimin e kardinalit shqiptar të Vatikanit në Prishtinë

19.07.2017 11:59:39

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur vendimin e Papa Françeskut, për dërgimin e kardinalit të vetëm shqiptar në Vatikan që ta udhëheq shugurimin e katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e Papës dhe vendimin e tij për ta dërguar delegatin e tij për ta udhëhequr këtë ngjarje, e që do të jetë kardinali shqiptar, Ernest Troshani. Ai ka thënë se ky vendim i Papës për angazhimin në Kosovë, përafron marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Vatikanit.

Më 05 shtator do të bëhet shugurimi i katedrales “Nëna Terezë”, ngjarje kjo shumë e rëndësishme për komunitetin katolik në Kosovë.

Aktivitetet do të nisin më 26 gusht, që është edhe ditëlindja e Nënë Terezës, e njohur tashmë si Shën Tereza e Kalkutës, pas shenjtërimit më 4 shtator të vitit të kaluar.