Enver Hoxhaj: Seanca mbahet kur të krijohen kushtet politike

16.08.2017 09:56:39

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nuk ka përmendur ndonjë datë të mundshme se kur mund të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo seancë do të mbahet kur të ketë kushte politike dhe objektive.

Hoxhaj ka deklaruar se, krahas shpejtësisë së krijimit të institucioneve, është e rëndësishme edhe cilësia e këtyre institucioneve.

Sipas tij, koalicioni PAN është i interesuar të krijojë një konsensus politik për temat e mëdha që e presin Kosovën. Hoxhaj ka përsëritur se PAN-i do të ketë kandidat të vetëm për kryeparlamentar Kadri Veselin.