Enver Hoxhaj thotë se India e Vatikani duhet ta nderojnë Nënën Tereze edhe me njohjen e Kosovës

03.09.2016 16:40:58

Ministrit i Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Nëna Tereze ka bërë shumë për Vatikanin dhe Indinë, shtete këto që duhet ta njohin Kosovën, vendin e saj të origjinës.

“Origjina nga Kosova e Nënës Tereze flet për rrënjët kristiane të shtetit. Është bekuese që një popull i vogël ka dhënë një njerëzimit një shenjtëreshë të madh. Nëna Tereze i dha shumë Vatikanit dhe Indisë. Puna e saj nuk duhet të njihet vetëm me shenjtërimin e saj po edhe me njohjen e shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në dy postime të.

Nënë Tereza do të kanonizohet nesër, ndërsa Hoxhaj gjatë ditës ka vizituar edhe kishën “Zoja Jonë” në Letnicë ku ajo si e re kishte dëgjuar thirrjen nga Zoti për t’i shërbyer atij

“E nisa pjesëmarrjen time në ceremoninë e kanonizimit të Nënë Terezës duke vizituar Letnicën, fshatin ku ajo si 16-vjeçare dëgjoi për herë të parë thirrjen e Zotit për t’i shërbyer atij. Në kishën që shërbeu si frymëzim i saj për tu shndërruar më pas në burim frymëzimi për botën. Të krenohemi të gjithë”, ka shkruar ai.