Enver Hoxhaj uron presidentin Biden: Jemi me fat t’ju kemi mik

20.01.2021 22:40:38

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar presidentin e ri amerikan, Joe Biden, për inaugurimin e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes Twitterit, ku ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga njëri prej takimeve të mëhershme me Biden, Hoxhaj tha se e gjithë Kosova i bashkohet popullit amerikan për ta festuar këtë ditë historike të inaugurimit.

Tutje, Hoxhaj shkroi se Biden është simbol i demokracisë dhe qëndrueshmërisë, dhe që Kosova është me fat që gëzon miqësinë e tij.

“Urime z. President, Joe Biden. Sot, e gjithë Kosova i bashkohet popullit amerikan në festimin e kësaj dite historike. Ju jeni symbol i demokracisë dhe qëndrueshmërisë, dhe në jemi me fat që t’ju kemi mik”, ka shkruar Hoxhaj në postimin në Twitter.