Epidemiologu Ylli: Ju tregon kur do të jetë piku i COVID-19 në vend, ja sa përqind e popullatës do infektohet

25.03.2020 20:01:45

Epidemiologu Alban Ylli analizon përhapjen e koronavirusit në vend dhe ai mendon se piku i pandemisë do të arrijë në maj në Shqipëri.

“ Unë besoj se në Shqipëri që masat janë marrë herët. Autoritetet patën kurajon të ndërhyjmë në kohë. Hyrja e virusit në Shqipëri ishte e mëvonshme. Në Evropën Perëndimore u mbollën rastet e para. Filluan të merrnin masa të pa shoqëruar me masa drastike. U pa që këto ishin të pamjaftueshme, Italia e para e verifikoi. Ne patëm mundësi ta shihnim dhe nxorëm mësime”, tha Ylli për Abcneës.

Ai mendon se COVID-19 në vend erdhi nga Italia. “Është një zgjatim i Italisë. Ata që erdhën në gjysmën e dytë të shkurtit mbollën epideminë. Aktualisht nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill. Tani do të infektohen njerëzit në një kohë më të gjatë. Epidemia do të ketë zbutjen e vet, nga fundi i majit, ai sërish do të fillojë të qarkullojë, deri sa të arrijë qëllimin për të infektuar 60% të popullatës.”