Epileptikët në hall për barna: u mungojnë edhe ilaçet bazë

08.09.2016 11:13:08

Mungesa e barnave është njëri nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Një qytetar i cili deshi të mbetej anonim (emri i njohur për redaksinë) ka treguar se tash e një muaj nuk ka mundur ta gjejë ilaçin Fenobarbiton, ilaç që përdoret për sulme epileptike.

“Unë e kam një familjar të sëmurë nga epilepsia dhe pa këtë ilaç ai nuk mundet. Kam kërkuar në të gjitha barnatoret në Prishtinë, Gjakovë, Pejë por nuk kam mundur ta gjej.”.