Era e fuqishme rrëzon kulmin e muzeut në Malishevë

Era e fuqishme rrëzon kulmin e muzeut në Malishevë

30.11.2017 11:52:23

Erërat e forta që kanë përfshirë Komunën e Malishevës ia kanë hequr kulmin e ndërtesës së muzeut të qytetit “Jahir Mazreku”.

Kjo komunë bën me dije se nuk ka të lënduar në këtë rastani  pse në atë moment ka pasur kalimtar  përreth muzeut.

“Të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë. Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna.Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet”.