Erdhi per tu cmallur, mori mallin e te gjitheve me vete…”!!!

12.10.2020 11:50:49
Nga Pirro Minella
….E bluante per nje kohe te gjate mendimi, per te shkuar ne fshatin e te p;areve te tij, te merrte me vete nje cope kujtim nga ai fshat, ku prehen gjysherit..
Keshtu nje te shtune u nis me makinen e tij heret. Tere rruges mendonte vetem per fshatin te te pareve te tij. Arriti paradite dhe qendroi para lokalit ne buze te xhadese. U fut brenda ne ate lokal te vogel mbytyr nga mjegulla e tymit te cigareve dhe te zhurmave qe perplaseshin nga copezat e bisedave. U ul ne nje qoshe dhe ashtu ne heshtje rrufiti kaferne qe i pelqeu aq shume. Edhe uji i ftohte nga cezmja e rrenuar aty jashte i pelqeu shume.
Dikush u be kurioz per ate si fytyre e papare me pare. Ishte nje burre i moshuar me nje pale mustaqe te zverdhura nga cigarja.
-Nga te kemi , mor djale- e pyeti.
-Me origjine ketej jam.
Permendi emrin e gjyshit. U be heshtje ne lokal. Shumica kthyhen kokat. I moshuari u ngrit dhe u ul ne tavoline e tij ne karriken perballe. Filloi ti tregonte per gjyshin e tij qe kishte emigruar larg ne Perandorine Turke dhe kur vdiq i kishin sjelle eshtrat, qe preheshin ne kodren mbi fshat.
Qendroi shume ne ate lokal edhe dreken aty e kaloi dhe vetem ne te ngrysur zuri dhome ne hotelin ne fillim te fshatit. I silleshin ne mendje fjalet e bashkefshatareve. Me mendjen e tij e kishte vendosur.
Aty ku ishte ajo cezem e rrenuar vendosi te ndertoje nje krua aty para lokalit ta kthehnte ne nje krua te bukur dhe ti vendoste emrin e gjyshit te tij.
U ngrit heret dhe zbriti ne lokal. Perseri takoi te moshuarin. E ftoi ne tavolinen e tij dhe duke pire te dy kafene me rakine aq te dashur te fshatit te tij tha mendimin e vet. Te moshuarit i ndriti fytyra. Ju ngjall para syve te tij, ai gjyshi i tij, tiparet dhe karakteri i forte . E perkrahu dhe me te shpejte doli dhe p;as afro nje ore erdhen edhe disa fshatare te tjere. Kush kishte sjelle zhavorr, nje tjeter cimento , edhe guret ishin mbledhur. Biles edhe tubi i bronxte per cezmen.
Punoi nipi i gjyshit tere ditenn dhe ne mbremje vone pasi e llustroi me cimento siperfaqen e siperme te Kroit i vuri emrin” Kroi i Gozpos”
……..Ra te flinte i qete. Te nesermen, heret piu kafene e fundit dhe kerkoi nje gote uje nga “Kroi i Gozpos” dheu nis per tu kthyer ne shtepine e tij ne qytetin e madh te zhurshmen.
Prapa kishte lene kujtimin e riperteritjes se emrit te gjyshit te tij ne shekuj…….