Erdoan, bizneset familjare në Kosovë dhe gjeopolitika: Hashim Thaçi dhe Albin Kurti sejmenët e tij në Kosovë

28.11.2016 13:16:15

Nga Rexhep Kastrati

Herën e fundit që Rexhep Taip Erdian ka qenë më 24 tetor 2013  në një vizitë lobuese në Kosovë për llogari të Hashim Thaçit në zgjedhjet lokale që u mbajtën atë vit. Nga ajo kohë është thënia “Kosova është Turqi. Turqia është Kosovë.”, ndaj të cilës kishte reaguar Beogradi, kurse Ankaraja i kishte kërkuar falje. Atë kohë, kryetari i LDK-së, e që nga dhjetori 2014 edhe kryeministër i Kosovës, akademik Isa Mustafa kishte refuzuar ta priste në takim, Rexhep Taip Erdoanin.  Ky nuk ishte refuzim ndaj Turqisë, por ndaj një karaxhozi sociopat që i është mbushur mendja se ishte ndonjë sullran i krynehershi dhe mund të shtrinte ndikimin në Ballkan, kryesisht te shqiptarët, dhe të përfitonte në planin familjar me biznese, edhe në planin shtetëror. Dhe për të forcuar këto, kishte ardhur që të lobonte për Hashim Thaçin, të cilin e quante “kardashim” (vëlla), prandaj edhe kryeministri Mustafa, atëherë në cilësinë e kryetarit të LDK-së, partisë më të madhe të opozitës kishte refuzuar që ta priste në takim. Duket se zgjedhja e tij kryeministër i Kosovës, mund të jetë reflektuar edhe në mosardhjen e Erdoanit në Kosovë. Natyrisht, askush nuk do të ishte kundër vizitës së Rexhep Taip Erdoanit në Kosovë, sikur ato vizita të bëheshin në përputhke me dinjitetin e shtetit të Kosovës, në përputhje me pozitën gjeopolitike e gjeostrategjike të Kosovës dhe në përputhje me interesat strategjike të Kosovës. Vizitat që bëhen për qëllime lobuese për parti politike, për të detyruar komunitetin turk në Kosovë të votojnë këtë ose atë parti, për të përuar biznese familjare, për të cenuar kulturën dhe identitetin tonë si dhe për të imponuar rishikimin e historisë, nuk mund të konsiderohen miqësore, e kurrsesi vëllazërore. Shqiptarët janë racë ilire, kurse turqit janë një mishmash identitar që e konsiderojnë veten me origjinë mongoloide – selxhukësh. Historia jonë dhe e turqve bashkohet vetëm me shtrirje pushtimi osmano-turk të shqiptarëve, me masakra ndaj shqiptarëve, me ndihmesë ndaj masakrave sllavo-ortodokse ndaj shqiptarëve dhe me dhurim territoresh shqiptarëve fqinjve të tyre gjakatarë. Dhe përkundër këtyre, Rexhep Taip Erdoan mëton edhe më tej që te shqiptarët të nxisë dashurinë, apo thënë më mirë, nënshtrimin ndaj Turqisë, të ndërhyjë në çështjer e natyrës identitare shqiptare. Dhe për fat të keq, po arrin që të akulturojë shtresa dhe grupe shoqërore shqiptarësh qoftë me veprimtari të ndryshme humanitare-kukturore, qoftë edhe me fulma serialë, të cilat televizionet tona të mjera po i shfaqin me bollëk. Dhe si rezultat i këtyre, ndodhi poshtërimi i madh i shqiptarëve kur në 28 Nëntor, në ditën që shenon ditën e pavarësisë shqiptare nga sundimi shekullor osmano-turk, pra ditën që shënon fundin e sundimit osmano-turk mbi shqiptarët, kur krahas flamurit shqiptar,  valëvitej edhe flamuri turk. Dhe kjo është shenjë e tendencave të Rexhep Taip Erdoanit për pushtimin urban, për pushtimin kulturor, për pushtimin paqësor të shqiptarëve. Prandaj, refuzimi i shqiptarëve ndaj Erdoanit është i kuptueshëm, dhe duhet të kuptohet vetëm si refuzim ndaj tendencave të tilla, e jo si refuzim apo vënie në dyshim të marrëdhënieve ndërshtetërore. Tri vjet nga vizita e fundit që Rexhep Taip Erdoan ka bërë në Kosovë, duhet marrë shumë seriozisht edhe tezën se presidenti i Turqisë është i angazhuar në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, në përmjet sektës okulte të Albinit, por edhe nëpërmjet PDK-së. Në korrik të këtij viti, Wikileaks ka publikuar emai-et e një aktivisteje të sektës okukte të Albinit që i ishin dërguar AKP-së Erdoanit. Po ashtu, edhe lidhjet e sektës okulte të Albinit me një profil të konvertuar në ekstremist islamik – Kim Mehmeti dhe me eshalonin filoturk politik në Maqedoni, janë dëshmi se kjo sektë okulte është edhe paravani turk për të përmbysur Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga LDK dhe kryeministri Mustafa, edhe për shkak të refuzimit që ta priste në rakim, edhe për shkak të politikave dhe orientimeve gjeopolitike, gjeostrategjike dhe ekonomike në boshtin euro-atlantik, e që zbehin mundësitë ekonomike familjare dhe të Turqisë në Kosovë, synumet e Rexhep Taip Erdoanit për të shtrirë ndikimin e tij dhe të shtetit turk mbi Kosovën dhe shqiptarët, si dhe për të imponuar ndryshimin e historisë kombëtare shqiptare. Edhe hezirimi i Kosovës për të nënshkruar me Turqinë marrëveshjen e tregtisë së lirë, është një argument se Kosova po përpiqet të shpëtojë  nga ndikimi tregtar turk mbi tregtinë e Kosovës. Në të gjitha këto aspekte, angazhimi i Rexhep Taip Erdoanit dhe i shtetit turk është i madh, dhe mund të konsiderohet thuajse po aq i rrezikshëm sa edhe angazhimi serbo-rus, angazhime që bashkohen në shkëputjen e Kosovës dhe të shqiptare nga pozicioni gjeopolitik, gjeostrategjik dhe ekonomik euro-atlantik. Dhe ashtu siç kanë gjetur gjuhë të pëtbashkët gjatë historisë, edhe gjatë këtyre muajve, apo edhe viteve të fundit, êshtë dëshmuar se nuk e kanë problen fare të gjejnë gjuhë të përbashkët.Ai që bën të fortin, dhe që më 2013, në Prizren shpalli vazalitetin e Kosovës  ndaj Turqisë, u tregua shumë i mjerë ndaj Serbisë kur u detyrua të kërkonte falje për fjalimin e mbajtur në Prizren. Ai që po i bën karshillëk BE-së dhe Perëndimit, nuk po e ka problem që të kthehet kah Rusia. Dhe në gjithë këto idiotësira, angazhime kundërshqiptare, shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm, e edhe Kosova si shtet duhet të përcjellë me vëmendje çdo angazhim dhe veprim të shtetit turk ndaj saj.