Erdogan bisedë telefonike me Trumpin

22.03.2018 18:31:16

Zëdhënësi i presidencës turke ka thënë se janë diskutuar çështjet dy paleshe rajonale.
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka njoftuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit i SHBA-ve, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın për AA ka theksuar se, “Presidenti ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Trump. Gjatë kësaj bisede telefonike janë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale”.