Erdogan dhe Mbretin e Jordanisë, Abdullah II diskutuan për mbrojtjen e statusit të Kudsit

09.06.2018 17:02:31

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedën e realizuar mes Erdoğanit dhe Mbretit Abdullah II është diskutuar mbi çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Erdogan ka thënë Turqia i kushton rëndësi të madhe bashkimit, unitetit dhe prosperitetit ekonomik të Jordanisë. Ai në bisedën me Abdullah II i ka uruar sukses Omar al-Razzaz-it, të cilit iu dha detyra për formimin e qeverisë në Jordani.

Presidenti Erdogan dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po ashtu biseduan edhe për përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e statusit të Kudsit.

Në bisedë është konfirmuar vendosmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Jordanisë.