Erdogan: Nuk do të lejojmë PYD dhe YPG të akomodohen në kufijtë e Turqisë

13.04.2017 15:49:21

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim të mbajtur të enjten në qytetin Ordu deklaroi se kurrë nuk do të lejojnë PYD dhe as YPG të akomodohen në kufijtë e Turqisë.
“Disa pyesin ‘A do të formojnë shtet?‘. Ne nuk lejojmë që ata të formojnë shtet në ato territore, çdo kush dhe e gjithë bota ta dijë këtë. Ata që i kanë ngulur sytë vendit tonë në një periudhë kur në botë dhe në rajonin tonë po përjetohen dhimbje të ristrukturimit do të gjejnë përballë 80 milionë qytetarët tanë”, ka thënë shefi i shtetit të Turqisë.