Erdogan: Pas referendumit, propozimi për dënimin me vdekje

11.04.2017 17:30:50

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të martën se pas referendumit të 16 prillit në të cilin pritet mbështetje e madhe për reformat kushtetuese në Turqi, në agjendën e Parlamentit do të jetë projekt-vendimi për futjen e dënimit me vdekje në vend.

“Pas referendumit të 16 prillit, nga votimet do të jehojë ‘po’ për ndryshimet kushtetuese, në agjendën e Parlamentit do të gjendet projekt-vendimi për dënimin me vdekje. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, tha Erdogan në një takim në Sanliurfa.

Erdogan porositi se DEASH-it, PKK apo ndonjë organizate tjetër terroriste nuk duhet lejuar të valëvisin flamuj dhe të veprojnë në asnjë qytet.