Erdogan shpall fitoren, festë edhe në Prizren (Video)

24.06.2018 22:57:25

Pas shpalljes së fitores nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas festimeve nga përkrahësit e tij në Turqi, ka nisur të festohet edhe në Prizren.

Kjo mund të shihet në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, në përshkrimin e të cilave thuhet se bëhet fjalë për pamje “Para Urës së Gurit në Prizren”.

Agjencia shtetërore Anadolu Agency raporton se me 95.5% të votave të numëruara, Erdogan fitoi 52.72% të votës kombëtare, me 30.75% të kandidatit kryesor të opozitës CHP, Muharrem Ince.

Ndërkohë, siç shkruan AA, më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoğan tha: “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind”, deklaroi presidenti turk.