Erdogan u takua me ministrin Bushati

26.10.2016 23:43:48

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Bushati i mbajtur me dyer të mbyllura për median në rezidencën presidenciale ka zgjatur afërsisht gjysmë ore.

Ndërkohë po sot shefi i diplomacisë shqiptare në kuadër të vizitës së tij në Turqi është takuar edhe me homologun e tij, Mevlüt Çavuşoğlu, kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman dhe Kryeministrin Binali Yıldırım.