Erdogani nuk ndalet, tash kërkon ridefinimin e kufijve me Greqinë – Athina na panik

30.09.2016 18:56:03

Kryeministri grek, Alexis Tzipras ka vlerësuar se ajo që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do ta shqyrtojë marrëveshjen me të cilën definohen kufijtë e Greqisë dhe Turqisë është ide shumë e rrezikshme për marrëdhëniet të dy vendeve.

Erdogan dje ka shfaqur dyshimet lidhur me marrëveshjen e Lozanës e nënshkruar në vitin 1923 me të cilën janë vendosur kufijtë e sotëm ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, transmeton lajmi.net.
Në fjalimin e mbajtur në Ankara, Erdogan ka vlerësuar se me këtë marrëveshje një ishull i është dhënë Greqisë.

“Rikthimi në shqyrtim i marrëveshjes nga Lozana, me të cilën ishin vendosur normat e marrëdhënieve greko-turke dhe status kuoja në ujërat e detit Egje, është jashtëzakonshmit e rrezikshme për marrëdhëniet e dy vendeve në brezin kufitar”, ka thënë Tzipras.