Erdogani pret Thaçin në Stamboll

20.09.2020 13:00:29

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan e ka pritur në Stamboll presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kjo u bë e ditur nga presidenca turke përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter.

Presidenti Recep Tayip Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në pallatin Vahddetin në Stamboll, shkruan shkurt në përshkrimin rreth këtyre fotografive.

Dy javë më parë, autoritetet turke kishin reaguar rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit. Ministria e Jashtme turke ishte shprehur “tejet e zhgënjyer”.