Erë, ngrica e mjegull – ky është moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

21.01.2020 19:48:47

IHMK ka dhënë detaje për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në Kosovë.

Situata meteorologjike do të vazhdoj të mbetet pothuaj e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.