Erërat e forta dhe flakët marrin jetë njerëzish dhe shkatërrojnë qindra shtëpi në Australi

07.12.2019 22:06:55

Erërat e forta po shkaktojnë flakët në veri të Sidneit dhe në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, të cilat kanë marrë disa jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar qindra shtëpi.

Flakët e mëdha dhe erërat e fuqishme janë ndërthurur me njëra-tjetrën dhe kanë bërë një “mega zjarr”, që po shkatërron qindra shtëpi në Australi.

Erërat e forta po bllokojnë flakën në veri të Sidneit dhe në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Më shumë se 680 shtëpi janë shkatërruar dhe gjashtë njerëz kanë vdekur që nga fillimi i krizës në shtator.

Sidnei është i rrethuar edhe nga smogu, duke e bërë edhe jetën aty shumë të vështirë.

Zjarrëfikësit po tentojnë me të gjitha forcat e tyre që të shuajnë zjarrin që ka kapluar vendin, por tashmë edhe erërat e forta po e bëjnë edhe më të vështirë punën e tyre.