Erion Veliaj hakmerret ndaj Julian Dedës, shikoni çfarë i ka bërë aktorit

09.01.2017 12:35:09

Jo pak herë aktori i njohur Julian Deda ka qenë kritik ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Kësaj radhe, policia bashkia e Veliajt ka gjobitur aktorin Deda duke i bllokuar gomën e makinës së tij.

Por, kundërshtia e Julian Dedës qëndron në faktin se gjoba për parkim nuk i është vendosur të gjitha automjeteve që janë në të njëjtin rresht.

“O Erion Veliaj, çfare lloj specie njerezish ke punesuar? Ç’lloj rilindasi, injoranti dhe inatçiu ke futur ne ato zyra?  Jam dakort qe ne te gjobitemi sa here qe e shkelim ligjin, por ti sapo me vure nje gjobe preferenciale. Pra policia jote bashkiake i diferencon njerezit, ne te njejtin rresht, dikujt i ve gjobe dhe me sa duket dikujt tjeter ja merr leket ne dore. Kjo eshte nje menyre shume e mire per te vjedhur tamam ashtu siç premtuat, “ne menyre jo kaq flagrante, sa ç’kane bere ata”.  P.s. Hajduteri e madhe…!”, shkruan aktori Julian Deda.

 

Image