ERROR – Qe një javë nuk ka qasje në të dhënat e Komunave

17.12.2016 10:35:23

Aktivitete e ndryshme, vendimet, shpalljen e konkurseve, e njoftimet i publikojnë në ueb-faqet e tyre të gjitha Komunat e Kosovës.

Në këtë mënyrë edhe informohen qytetarët. Por, që një javë, nga data 9 dhjetore,  ueb-faqet e Komunave të Kosovës janë jashtë funksionit. Nuk hapët as ueb-faqja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokale, e cila administron më këto kapacitete.

Disa nga aktivitete e tyre, Komunat po i publikojnë vetëm në rrjetin social facebook.

Në  Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokale (MAPL) kanë thënë se problemi do të evitohet gjatë kësajë jave, shkruan lajmi.net.

Në këtë ministri kanë thënë se ka ndodhur një  ngarkesë e  serverit ku janë të hostuara ueb-faqet e komunave dhe ajo  MAPL-së.

“MAPL ka ndërmarrë të gjitha masat për rritur  kapacitetin  e serverit në mënyrë që të rregullohet performaca e ueb-faqeve. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i  ka në  monitorim te vazhdueshëm ueb-faqet e komunave dhe po bën  përpjekje që këtë problem ta zgjidh sa më shpejt. Duke marr parasysh rëndësinë e ueb-faqeve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta zgjedh këtë problem gjatë kësaj jave. Rrjeti do të rregullohet këtë javë”, ka bërë të ditur Zyra e informimit e MAPL-së.

Sipas tyre, në të njëjtën kohë MAPL është në  proces te ri-dizajnimit të të gjitha ueb-faqeve të komunave dhe MAPL-së  ku komunat do të kenë mundësinë që ti adresojnë të gjitha kërkesat që i kane për ueb-faqe. /Lajmi.net/