“Eshtë këlysh i Ilir Metës. Kam kërcënuar edhe…”, rrëfehet kërcënuesi nga Shkodra, por që jeton në Athinë

05.07.2019 19:07:27

Aurel Plasari ka qenë i pari, që publikoi emrin e kërcënuesit Emiljano Pjetri. Pas kësaj, gazetarët i janë drejtuar profilit të tij, për ta pyetur nëse akuzat janë apo jo të vërteta. Ai pranon dhe thotë se ndodhet në Athinë. Madje zbulon se ka kërcënuar edhe politikanë të tjerë, nga kryeministri Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe Ditmir Bushatin në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

I pyetur përse e ka kërcënuar Klement Zgurin, kreun e KQZ-së, ai shprehet:  “Kam shumë vite që jam jashtë kam nja 10 vite që nuk vij në Shqipëri, jam në Athinë. Po shoh atje disa kriminelë si puna e Klement Zgurit, kujtojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Klement Zguri më shqetëson se është një këlysh i Ilir Metës. Nuk ka gardë republike që t’i mbrojnë nëse ata duan të bëjnë çfarë të duan vetë. Këto kërcënime nuk i bëj si militant, i bëj për Shqipërinë, unë jam emigrant”.

Të njëjtën gjë thotë se e ka bërë edhe me kryeministrin Edi Rama në kohën kur në Shqipëri disktutohej të vinin armët kimike. Ndryshe nga Zguri të cilit i ka çuar vetëm mesazhe në Facebook, kreun e qeverisë e ka kërcënuar edhe në numrin e tij personal në telefon, pasi në Facebook Rama i ka bërë block.

“Ata e kanë bërë dynjanë me ikë nga Shqipëria. Do t’ja bëj nëse…nuk e bëj për Edi Ramën, jo e kërcënoj por ja bëj atij legeni”, thotë Pjetri. Është i ndërgjegjshëm që janë akuza të rënda dhe shprehet i vendosur se nuk i ka vetëm fjalë, por se mund t’i bëjë realitet këto kërcënime. “Akuzë e rëndë, po ja bëj vërtetë. Nuk mund të tallet njeri me popullin”, thekson ai. Emiljan Pjetri dëshmon se kërcënimi është një ‘hobi i tij’. Ka kërcënuar edhe Ditmir Bushatin në kohën kur ishte ministër i Jashtëm. Thotë se ka bërë diçka në dëm të shqiptarëve, por pa treguar çfarë.

“Edhe Ditmir Bushatit kur ishte ministër i Jashtëm, që bëri diçka jo të mirë për popullin, nuk po e jap arsyen”, përfundon ai.