Është për tu tërqethur shpirti dhe mishi!

01.12.2019 18:56:15

Nga: Adem Bytyçi

Kush do të besonte se në momentët më tragjike ,të cilat po i përjeton populli shqiptar, pas atij tërmetit vrastar, pas asaj pabesie të natyrës në orët e hershme të mengjesit të dt.26.nëtor, në kohen kur gjumi më se shumti të dërmon gjymturtë e turpit ,erdhi një dridhje shkatrimtare e tokës, e cili për veq dëmeve të pa imagjinueshme materjale ,për fatin e keq mori edhe shumë jetë njerëzish!
Edhe pse në një situatë të tillë dhimbje dhe tronditje, klasa politike aktuale shqiptare, Pozitë ‐opozitë ,qendron e ndarë, për kundër  shumë zërave, të cilët thrrasin për bashkim dhe solidaritët në mes Opozitës dhe pozitës ,në mënyrë që sado pakë të shafitët dhimbja dhe pikëllimi i popullatës nga pasojat shkatrrimtare të një fatkeqësie natyrore makabre ,që preki zemratë e të gjithë shqiparëve kudo që ishin dhe janë!
Në kohën kurë e terë bota është duke u solidarizuar me gjendjen e rëndë të popullit shqiptar, të cilën nuk mund të gjen fjalë për ta përshkruar me terë dramacitetin e saj, të qendron e ndarë klasa politike atje: Opozitë-pozitë,do të mbetet një histori e trisht e kësaj klase politike, pasojat kombëtare dhe njerêzore të se cilës kurr nuk do t’ia harrojnë shqiptarët si terësi!