Tjetër futbollist i njohur i bashkohet përfaqësueses së Kosovës

16.08.2016 14:00:22

Vjen edhe i katërti dhe është Sinan Bytyqi, lojtari i Manchester Cityt dhe Austrisë, do të veshë fanellën e Kosovës

Lajmi konfirmohet nga Bajram Shala, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, që e ka bërë të ditur lajmin përmes Facebookut.

Bytyqi është prej vitesh pjesë e Cityt, dhe momentalisht po stërvitet me skuadrën e parë bashkë me Bersant Celinën, raporton Gazeta Olle.