“Eshte Yt bir, qe e braktise pa e njohur kurre, sot eshte bere burre…”!!!

31.08.2020 16:51:43

Nga Pirro Minella

….Ishin pergatitur per takimin e permalluar te tridhjete vjetorit te mbarimit te studimeve universitare ne degen e tyre. Erdhen nje e nga nje cift ne ate takim. Organizatori dikur nje cun i shkathet, i drejtonte secilin ne vendin e vet te rezervuar ne tavolinat perkatese. Salla ishte pothuajse e mbushur, kush kishte konfirmuar pjesmarjen ishte i pranishem.
Tek hyrja kryesore u duk Elsa per krahu kishte nje djalosh te bukur. E prezantoi para te gjitheve.
-Im bir Arberi.
Te gjithe ulen koken. Kujtuan historine e saj….
Altini ishte cun i bukur, i shkathet, por edhe teper i lezetshem si tip. E plotesonte bukurine e tij dhe me veshtrimin e tij, qe rrembente vemendjen e vajzave te kursit. Shume bukuroshe ishin “dashuruar ” me Altinin. Keshtu nje dite Elsa u prezantua me Ate. Ishte nje shoqe qe fale interesit te Altinit beri te mundur prezantimine te dyve.
Keshtu u afruan. Nje dite te dy u ulen bashke ne mensen e studentit dhe Altini e shoqeroi ne konvikt. Qendruan tek dera kryesore dhe biseduan edhe shume minuta te tera. Kur perfundoi Elsa ne dhome ju sulen tere shoqet jo vetem te dhomes se saj por edhe te grupit dhe e ngacmonin.
Ishte fund jave dhe Altini e ftoi Elsen per te pare te dy nje film. Preferuan Kinema”Agimin” tek “Shallvaret”. Elsa nuk e pa fare filmin, emocionet dhe perpelitje e zemres se saj nuk kishin te mbaruar. Altini i kapi doren e djathte dhe ja shtrengoi pak , ndjeu perkeledhjen e gishtave te tij. Emocionet ne maksimum, nuk ngopej me fryme dhe ne nje moment e terhoqi mbas vetes dhe e puthi rreshqitasi ne buze. Sa kohe kishte Elsa qe e kishte pritur ate puthje, kushedi sa nete e kishte enderruar dhe ja ashtu krejt papritur ja rrembeu puthjen e pare ate te pafajshmen. Por aty u hutua krejt, ne vend qe ti pergjigjej puthjes se tij me puthjen e saj, u shkeput, u tulat por edhe Altini nuk e ngacmoi me…
Shkuan shume here ne kinema, dolen shpesh hanin akullore,apo pastat tek pasticeria e Rruges se Elbasani, afer postes nr 1, shetisnin nga liqeni, benin dashuri ne gemushen e tyre, ne strehen e ngrohte te dashurise dhe dukeshin cift te dashuruarish.
Kujtonte Elsa ate mbremje kur humbi ate qe per ne vajzat ishte gjeja me e shtrenjte, virgjerine.
Shkolla po mbaronte dhe nuk e dinin se cfare rruge do te merrte jeta e secilit, ku do te emeroheshin me pune. Elsa mendonte qe te dy bashke me Altinin te emeroheshin ne te njetin rreth.
Bene dhe darken e lamtumires me pretimin se do ti ruanin lidhjet aq te pastra edhe me pas.
Pas dy javesh Elsa u ndje keq, kishte dhimbje te vazhdueshme te kokes dhe shpesh dhe te vjella. Ja vuri fajin stresit dhe ankthit per emerimin e saj dhe te Altinit.
Me kembenguljen e te jemes nje dite shkoi tek mjekja. Ajo e degjoi me vemendje simptomat e saj tundi pak kokën dhe e vizitoi.Beri analizat. Kure shkoi per te marre pergjgijen e tyre mjekja me takt i thote:
-Do te beheni nene shume e re, pergatituni se ne jete do ju vije nje bebe. Jeni shtatzene..
Elsa si e perhumbur doli ne rruge dhe mendonte a duhej te kenaqej qe priste nje femije nga Altini apo per ate fillonte “gjema” e vertete.
Rendi ne poste dhe i beri thirrje per neser.
Ajo thirrje nuk erdhi asnjehere. Altinin e kishte perpire dheu.
Nuk e pa me kurre. Shume vone mori vesh se ishte ne emigracion, ishte martuar kishte dy femije dhe gruaja i kishte vdekur ne nje aksident automobilistik..
Elsa beri zgjedhjen e saj ne jete ju perkushtua rritjes se djalit, si zgjedhjen me optimale dhe kurre nuk u be pishman…..
Filloi ceremonia aq e mirepritur. Organizatori mori fjalen dhe pergezoi ish shoket e vet studente per pjesmarjjen e tyre. Mungonte vetem Altini, qe e kishte konfirmuar prezencen e tij. Dhe ja u duk ne hyrjen e salles, ashtu i veshur bukur me pamje fisnike dhe teper krenar. I takoi te gjithe me mall dhe vendi i caktuar per te ishte ne krah te Elses, ne krahun e majte te saj. I shtriu doren dhe pyeti per djaloshin qe kishte ne krahun e djathte:
-Kush eshte ky bukurosh!
Pergjigja e Elses e shokoi:
-Eshte Yt bir, qe e braktise pa e njohur kurre, sot eshte bere burre.
Ngriu Altini. Uli koken. Ne moment filloi muzika nje tango e pelqyer shume. Organizatori ftoi Elsen me djaloshin te hapnin mbremjen e takimit te tyre te permallshem.
Sa bukur kercente Elsa me partnerin e saj, me shokun e saj te jetes me mikun e saj me djalin, me shpirtin e saj….
Altini rreshqiti si hije dhe u zhduk. Nuk kishte me vend per ate ne shoqerine gazmore te studenteve te dikurshem……
Image may contain: 1 person, closeup