Eshtrat e gjetur në Novi Pazar dyshohet të jenë të luftës së Dytë Botërore

16.07.2017 14:53:08

Mbetjet mortore të disa personave të gjetura në Novi Pazar, dyshohet se i takojnë periudhës së luftës së Dytë Botërore.

Së paku kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, pas bisedave që ka zhvilluar me autoritete të Novi Pazarit.

Ky i fundit ka thënë për KosovaPress, se ka zhvilluar biseda me autoritetet e Novi Pazarit ku kanë filluar procedurat për të identifikuar se çfarë përmbajtje kanë dhe se të cilës kohë janë mbetjet mortore të gjetura gjatë ditës së sotme.

“Atje janë të luftës së Dytë Botërore megjithatë komisioni i Serbisë janë angazhuar dhe kanë angazhuar prokurorin dhe gjykatësit, presim përgjigjen e autoriteteve forenzike. Do të thotë, nuk mund të japim kurrfarë përgjigje pa marrë një konfirmim zyrtar nga autoritetet e Serbisë, se çfarë përmbajtje kanë dhe cilës kohë janë. Më shkurt atje dyshohet se janë të periudhës së luftës së Dytë Botërore”, tha ai.