EULEX do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë

21.07.2016 10:56:40

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim ushtruesin e Detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran.

Gjatë takimit Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it për ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi se bashkëpunimi me EULEX-in do të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në sektorin e sundimit tё ligjit, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve.

Hoxha po ashtu tha se do të fokusohet nё implementim mё efektiv tё legjislacionit nё fuqi, si dhe tё punohet nё tё gjithë sektorët e drejtësisë nё bazë tё parimit tё transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.