EULEX-i dënon sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri

17.08.2017 12:40:19

Misioni i EULEX-it në Kosovë, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri. Përmes një reagimi, EULEX-i e kanë cilësuar si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

“EULEX dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Parim Ollurit. EULEX i dëshiron shërimin sa më të shpejtë dhe një hetim të shpejtë në këtë incident”, thuhet në reagimin e tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 afër banesës së tij, nga tre persona.

Policia është duke hetuar rastin, ndërsa Olluri ka marrë lëndime të lehta trupore.