EULEX-i dhe rregullat e komunikacionit!

27.01.2018 22:47:41
Kemi parë shpeshherë shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion. Ata janë nga më të ndryshmet. Megjithatë, këto shkelje bëhen edhe nga pjesëtarët e EULEX-it.

Edhe pse vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, vende këto që shkelja e rregullave të komunikacionit dënohet ashpër, disa pjesëtarë të EULEX-it, në Kosovë sikur tjetërsohen.

Kështu ka ndodhur edhe me këtë pjesëtar të EULEX-it i cili siç shihet në fotografinë e siguruar nga lajmi.net kthehet në vendin ku duhet të kalojnë këmbësorët.

Kjo ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën e njohur si rruga B.