Eunukët e politikës që mbrojnë haremet politike kundërkombëtare dhe kundërshqiptare

13.10.2018 11:23:33

Nga Rexhep Kastrati

Eunukët e politikës shqiptare janë të tredhurit politikë, moralë, socio-psikologjikë dhe ndryshe, e të cilët janë përdorë dhe përdoren për të mbrojtur haremet politike kundërkombëtare dhe kundërshqiptare.

Në aspektin e moralitetit politik, eunukët politikë kanë rënë në nivelet më të ulëta të sjelljes morale dhe normale politike, e që shquhet me sjellje intirgantësh, obstruksionesh, dekonspirimesh dhe infiltrimesh. Në këtë aspekt, eunukët politikë nuk kanë skrupuj moralë politikë dhe njerëzor dhe bëjnë veprimet më të pamoralshme, madje më të pamoralshmet se të Kainit kundër Abelit, të Judë Iskariotit kundër Jezusit, të Hamzait kundër Skënderbeut, apo edhe të mbretëreshës Gretruda kundër mbretit Hamlet.

Në aspektin socio-psikologjik, eunukët e politikës janë sado-mazohistë, që keqpërdorin pozitën zyrtare për të shtypur të gjithë ata që guxojnë e rrezikojnë haremet politike kundërkombëtarë e kundërshtetërorë, përfshirë edhe haremet politike të Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, të agjenturave kundërshqiptare, të shoqërive të ndryshme sekrete etj., dhe sillen servilë, të gjunjëzuar, të përulur, të mjerë përballë këtyre të fundit.

Eunukët politikë që gjenden në skenën politike në Kosovë, por edhe jashtë saj, janë shkatërrimtarët e një klase politike të konsoliduar, të përgjegjshme dhe me moralitet politik, me integritet personal dhe të dinjitetshme, e që do të isht e aftë që të mbronte Kosovën, interesat shtetërorë e kombëtarë, që do të mbronte integritetin dhe dinjitetin kombëtar, që do të lartësonte kombin shqiptar dhe do ta bënte faktor të qenësishëm në gjeopolitikat rajonale dhe më gjerë.

Eunukët politikë janë ata që kanë mundësuar që Hashim Thaçi, Kadri Veseli të sillen si sulltanë të Kosovës, që të mos çajnë kokën dhe as të mos ia dinë as për ligj, as për kushtetutë, as për popull, as për shtet, kurse vetë Kosovën ta trajtojnë si një çiflig të tyre me të cilin mund të bëjnë çka të duan!