Euractiv citon Thaçin: Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë me Serbinë (Video)

27.01.2017 12:04:16

Rrjeti i njohur mediatik pan-evropian, “Euractiv”, shkruan sot se Presidenti i Republikës së Kosovës beson se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është jetike për të dy shtetet qëtë kenë paqe, stabilitet, mirëkuptim, fqinjësi të mirë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Ky rrjet citon kreun e shtetit i cili tha se fundi se do të ishte në interes të të gjithëve që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës sa më parë që është e mundur.

Thaçi ka thënë që takimi në Bruksel përbën “hapjen e kapitullit të fundit” në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedime këto që, sipas tij, do të përfundonin me njohjen reciproke mes dy shteteve. Ai ka thënë se takimi nuk ka qenë i lehtë, duke shtuarse bisedimet do të vazhdojnë në nivelet më të larta.

Në raportimin e sotëm, rrjeti “Euractiv” sjell edhe deklaratën e presidentit Thaçi dhënë medieve në Bruksel.

“Ka qenë një takim jo i lehtë, por i nevojshëm dhe i domosdoshëm për uljen e tensioneve ndërmjet shteteve të Kosovës dhe Serbisë dhe për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve. Shpresoj se pas këtij takimi Serbia do të qetësohet dhe do të ulë agjendën e saj nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe do të ishte në interes të të gjithë veqë Serbia ta njohë shtetësinë e saj sa më parë që është e mundur”.

“Besoj se është në interesin e të dy shteteve që te kemi paqe, stabilitet, mirëkuptim, fqinjësi të mirë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore. Kjo do të hapte një perspektivë evropiane për të dy vendet. Prandaj, në vend të thirrjeve të Beogradit për luftë, Kosova i përgjigjet me paqe dhe në proces të dialogut dhe fqinjësisë së mirë”, është shprehur Thaçi.