Euro 2020, tekniku italian shpall listën. Mungon Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku

06.10.2019 11:54:34

Turqia është sfida më e rëndësishme për fatin e Shqipërisë në Euro 2020, një sfidë që nuk duhet humbur për të mos zbehur shanset për një kualifikim të mundshëm.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy takimet e radhës, kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Bie në sy fakti që Reja nuk ka grumbulluar Mërgim Mavrajn dhe Armando Sadikun, pavarësisht se ky i fundit po kalon një moment të mirë te Malaga.

Për herë të parë, ka siguruar një ftesë Liridon Selahi, ndërsa një ftesë ka siguruar dhe Lorenc Trashi. Ka rikuperuar në kohë dhe Elseid Hysaj, por gjendja e mbrojtësit të Napoli mbetet për t’u vlerësuar.