Europa League/ Kualifikohet dhe Bazeli i Xhakës, këto do të jenë përballjet e çerekfinaleve

07.08.2020 00:03:51

Dy ndeshjet e orës 21.00 mbyllën kështu fazën e 1/16-ve të Europa Leage teksa disa ndeshje u luajtën në fushën e ekipit pritës dhe të tjera në neutrale, për shkak se përpara se të ndalej futbolli nga pandemia nuk kishin mundur të zhvillonin ndeshjen e kthimit.

Asnjë surprizë në Bazel, aty ku vendasit mundën 1-0 Frankfurt pasi kishin fituar edhe në sfidën e parë në Gjermani më rezultatin 3-0. Në lojë mori pjesë edhe shqiptari Taulant Xhaka. Bazel do të përballet me Shakhtar, që mundi Ëolfsburg në të dy ndeshjet.

Ndeshja më në ekuilibër ishte ajo mes Wolves dhe Olympiacos, me grekët që protestuan për një gol të anuluar.

Pas 1-1 në Greqi, në Angli mjaftoi penalltia e Jimenez për t’i dhënë kualifikimin “ujqërve portokalli”, që do të gjejnë Sevillan në fazën çerekfinale. Dy ndeshje në 10 gusht, 2 ndeshje 11 gusht, 4 çerekfinale!