Europa League, Uzuni kualifikon Laçin kundër Anorthosisit

19.07.2018 19:35:38

Laçi ka bërë mrekullinë duke kaluar në raundin tjetër të Europa League pas fitores 1-0 në ndaj qipriotëve të Anorthosisit, teksa në ndeshjen e parë të luajtur një javë më parë, miqtë kishin fituar 2-1.

Një fitore historike për skuadrën e Besnik Prengës, e cila shënoi me nigerianin Uzuni në minutën e 89-të të ndeshjes.

Pas një harkimi nga e majta, sulmuesi me kokë devijon drejt portës dhe shënon golin e avantazhit që afron kurbinasit me kualifikimin.

Ndërkohë, në minutat shtesë, gjyqtari ka anuluar një gol për qipriotët, pasi gjatë aksionit ishte bërë faull ndaj Hoxhallarit.

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit edhe për dy skuadrat e tjera shqiptare në Europa League, Partizani dhe Luftëtari.

Në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, Partizani u mund 1-0 nga Maribori i Sllovenisë, ndërsa Luftëtari pësoi një humbje të thellë në transfertën letoneze ndaj FK Ventspils