Europiani i Atletikës, zhgënjen Smajlaj. Nuk mbron dot titullin kampion

09.08.2018 01:52:04

Izmir Smajlaj nuk ia doli dot të futet në zonën e medaljeve, në Kampionatin Europian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Atleti shkodran i kërcimit së gjati mori një rezultat për t’u harruar, pasi u rendit vetëm në vendin e gjashtë, duke regjistruar 7.99 metra si kërcimin e tij më të mirë.

Kështu shkodrani nuk arriti të kërceja as 8.08 metra, distancë që i mjaftoi për t’u shpallur kampion Europe vitin e kaluar në Beograd, titull që këtë herë dështoi ta mbrojë.

Miltiadis Tentoglou është kampioni i ri i Europës në këtë disiplinë, pasi kërceu 8.25 metra, duke lënë pas gjermanin Fabian Heinle me 8.13 dhe ukrainasin Serhii Nykyforov.