Everton i fortë për Arsenalin

13.12.2016 22:59:53

Arsenal ka humbur në fushën e vështirë të Everton me rezultatin 2:1. Ishin miqtë nga Londra ata që kaluan të parët në avantazh me anë shënuesit të përhershëm Alexis Sanchez pas një goditje dënimi të devijuar nga Williams. Everton arrin të reagojë duke barazuar rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Coleman.

Në pjesën e dytë lojtarët e Wenger duken si të lodhur në fushë teksa Everton fiton terren nga minuta në minutë duke gjetur edhe golin e avantazhit në fund të takimit me anë të Williams.

Minutat e fundit ishin një thriller i vërtetë me miqtë që për pak sa nuk shënuan golin e barazimit në sekondat e fundit por një prej mbrojtësve të Everton bën mrekullinë. Topçinjtë mbeten në vendin e dytë të renditjes me Chelsea që nesër ka mundësi të shkëputet akoma më shumë në krye.