Evropa nuk ish dashur ti mbeshtes regjimet antidemokratike në Ballkan?!

12.07.2019 09:59:58

Nga Skënder MULLIQI

U bënë 24 vite nga masakra e Srebrenicës, ku kriminelët serb pushkatuan dhe mbyten për së gjalli 8300 njerëz të komunitetit boshnjak, per ti vazhduar këto masakra serbët gjakprishur edhe kunder shqiptarëve në Kosovë.Zemrimi dhe frustrimi në Ballkanin Perëndimor, nuk është shuar veq sa është rritur edhe pas gjithë këtyre viteve. Sigurisht së rriten paknaqësit, rritët zemrimi dhe frustrimet e qytetarëve , së drejtësia kurrë deri më sot nuk ka rënë në vend. Serbia nuk u dënua për gjenocid, dhe kjo është padrejtësia më e madhe që iu është bërë popujëve jo sllavë më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë. Është e pakuptueshme së si shtetet Perëndimore të cilat e ndalën luftën, nuk e panë të arsyeshme që Serbia ta vuaj dënimin e merituar për gjenocidin e shkaktuar , sikur e vuajti këtë Gjermania Naciste e Luftës së Dytë Botërore.Është shumë e padrejtë që në një luftë locale ranë kaq shumë njerëz , e përnime erdhi në shprehje thënja famëkeqe e kriminelit të luftës, Sllobodan Milosheviq , së serbëve nuk do tu mungoj asnjë fije floku. Në fakt pak fije floku iu munguan , së u dënuan disa udhëheqës ,e shumë prej tyre mbeten të lirë , por aq më keq , që nuk u dënua Serbia për gjenocid .Kjo është një temë sigurisht e gjerë e cila është elaboruar shpesh deri më sot, por edhe në këtë përvjetor të kësaj masakre. -Këta pak rreshta për këtë temë të gjerë më shërbyen si hyrje në gjithë ate qka po ndodhë edhe pas shumë vitesh , më shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk po ka qetësi kurrsesi në këtë pjesë të Evropës, por tash nga regjimet jo demokratike te instaluara në këto shtete, por edhe nga sherret e mëdha të Serbisë , për përfitime të reja territoriale.Nuk na interesojnë protestat në Serbi, kunder Vuqiqit, kjo është punë e tyre. Por, sigurisht së nuk mund të jemi indiferent karshi protestave që I kishim në Kosovë , dhe protestat e opozitës të cilët tash e disa ditë po mbahen në Shqipëri . Po protestohet në dy shtetet shqiptare kunder hajnave, rrenacakëve, dredharakëve dhe kontrabandistëve të drogave, siq po shprehen edhe protestuesit dhe udhëheqësit opozitarë . Shumë nga paknaqësit qytetare në dy shtetet tona i kan shkaqët dhe motivet e përbashkëta.Njerëzit gjithnjë e më shumë po i kundërshtojnë njerëzit e korruptuar në pushtet më mendësi autokratike .Këto elita politike në Prishtinë dhe në Tiranë I kan degraduar keq shtetet, I kan kapur fortë për gryke, të cilat sa nuk kan pelcitur. Shumë keq po injorohen kwrkesat e qytetarëve, të cilët për gjendjën e keqe politike dhe ekonomike kan faj edhe vet.Gjendja për të mirë nuk ndryshon vetevetiu pa ia ba hyzmetin.Aq me keq kur drejtuesit e dy shteteve shqiptare po luajnë lojëra të rrezikshme ,duke e pru në pyetje edhe sovranitetin e Kosovës, të fituar më gjak.Kjo nuk ishte dashur të na ndodhë tash, kur Kosova është shtet I lire dhe sovran .Reagimet qytetare lidhur më këtë temë shumë të ndieshme deri me sot janë kurrfare.Nuk mund ti lejohet askujt që të bëjë pazare të ndyta më territoret edhe ashtu të tkurrura shqiptare .Këtë le ta dinë mirë Thaqi i Kosovës e Rama i Shqipërisë me sejmenet e tyre.Asgjë në këtë botë nuk mund të fshihet shumë gjatë, dhe as planet djallëzore të tyre për shitjën e territoreve tona, Serbisë së çetnikut në pushtet, Aleksander Vuqiq.Abuzimet dhe tradhëtitë kombëtare e kan koston e lartë në secilin shtet, jo vetëm më largim nga pushteti, por deri në dënimet më të rënda më heqje lirie…Bashëksia Ndërkombëtare ishte dashur të mos i mbeshtes udhëheqjet e tilla të mbushura më mëkate dhe antidemokratike , që po e mbajnë paqën e rreme në Ballkanin Perëndimor .Çdo durimi qytetarë një ditë i vjen edhe fundi…