F1 në Gjermani, Vettel në “pole”. Hamilton dëmton makinën

21.07.2018 19:19:42

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar “pole position” në pistën e Hockenheim, duke dominuar n pistë gjatë provave zyrtare të vlefshme për Çmimin e Madh të Gjermanisë dhe duke vendosur kohën rekord të pistës, 1’11″212. Por makina italiane bëri një paraqitje të mirë edhe me pilotin tjetër, finlandezin Kimi Raikkonen, i treti, duke konfirmuar se Ferrari do të jetë pretendenti kryesore në këtë garë. Kjo kushtëzuar edhe nga fakti se Lewis Hamilton mëe Mercedes do ta nisë garën nga vendi i 14-të, pas problemeve që pati me makinën e tij në fund të sesionit të parë.

Në vendin e dytë, mes dy makinave Ferrari, u rendit Valtteri Bottas me Mercedes, që tentoi deri në fund të befasonte Vettel, por pa sukses, por do ta nisë garën e nesërme nga vija e parë. I katërti u klasifikua makina Red Bull e Max Verstappen, që nuk arriti të rivalizojë me të parët. Në “top-10” u klasifikuan edhe Magnussen e Grosejan me Haas (vendet 5-6), pas tyre Hulkenberg e Sainz me Renault (vendet 7-8) e në fund Leclerc (Sauber) e Perez (Forcve India). Gara mund të dhurojë surpriza të dielën për shkak të kushteve atmosferike, pasi gjatë paradites së sotme pati reshje shiu.

Probleme në këtë sesion pati Lewis Hamilton, që disa herë nuk arriti të kontrollonte si duhet makinën, doli shpesh nga pista deri sa në fund u detyrua të tërhiqej edhe pse tentoi të mbante makinën në pistë duke e shtyrë atë, por pa sukses. Për pasojë, britaniku nuk u kualifikua për në sesionin e dytë dhe do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 15-të.

Në sesionin e dytë, përveç Hamilton nuk zbriti në pistë as Daniel Ricciardo me Red Bull, që për shkak të penaliteteve të marra për disa ndryshime në makinë, do ta nisë garën nga vendi i 20-të.