F1, Vettel triumfon në Kanada; Hamilton jashtë podiumit

10.06.2018 22:33:51

Sebastian Vettel ka fituar Çmin e Madh të Kanadasë dhe është kthyer në krye të Botërorit të Formula 1. Gjermani i Ferrarit ka zhvilluar një garë të jashtëzakonshme, të mbizotëruar nga “pole position” dhe u ngjitur në podin më të lartë përpara Bottas dhe Vestappen.

Seb, ka përfituar edhe nga dita e vështirë e Hamiltonit (i pesti), për t’i marë kreun e renditjes. Dy rivalët tashmë, ndahen vetëm nga një pikë.

Ishte Sebastian Vettel ai që e nisi garën nga pole position dhe arriti ta ruante vendin e parë falë një starti të mirë. Të gjithë pilotët e parë ruajtën vendin e tyre në start, por pas 20 sekondash duhet të futej makina e sigurisë pas një përplasjeje të Stroll dhe Hartley. Gara vijon disa xhiro më pas por nuk kishte momente kulmore. Distanca mes makinave të para ishte gjithmonë e madhe dhe e kontrollueshme.

Në një moment teksa kishin mbetur edhe 12 xhiro për t’u garuar, Bottas po fitonte sekonda ndaj Vettel por një gabim i finlandezit i dha fund garës për vendin e parë. Lewis Hamilton ndërkohë ishte në vend të pestë dhe për shumë xhiro dueloi me Ricchardo-n por në fund nuk arriti ta parakalonte. Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Kanadasë, Bottas i dyti dhe Verstappen i treti.