F1, Williams publikon imazhet e para

18.02.2017 14:03:12

Williams është skuadra e parë e Formula 1 që pubikon imazhet e makinës së re me të cilën do të garojë në pistat e Formula 1 gjatë vitit 2017. Makina britanike konfirmon se puna është drejt fundit dhe inxhinierët kanë respektuar me rigorozitet rregullar e reja të imponuara për vitin 2017. Në pamje të parë, duket qartë se këto rregulla kanë ndikuar jo pak edhe në pamjen finale të telajos së njëvendëshes që quhet FW40. Ky emër celebron 40 vjetorin e makinës Williams.

Sezoni i ri starton në fund të muajit Mars nga Melbourne në Australi  dhe skuadra britanike do të përfaqësohet nga Felipe Massa, i cili bëri një hap pas duke anuluar vendimin e tërheqjes nga ky sport. Braziliani do të ketë shok skuadre të riun kanadez Lance Stroll, i cili zë vendin e Valtteri Bottas i cili u zhvendos te Mercedes. Pas vendit të pestë në klasifikimin e konstruktorëve të sezonit të shkuar, objektivi i Williams është ngjitja edhe më shumë në klasifikim por jo titulli kampion që këtë sezon pritet të luftohet mes Mercedes, Red Bull dhe Ferrari.