FA Cup, Çelsi siguron çerekfinalet për 45 minuta

16.02.2018 23:45:21

Çelsi ka arritur të kualifikohet për në fazën e çerekfinaleve të FA Cup, teksa mposhti modestët e Hull Cityt me rezultatin e thellë 4-0. Kanë mjaftuar vetëm 45 minutat e para për skuadrën e Contes, që të hipotekonte kualifikimin, duke e dërguar topin në rrjetë plot 4 herë.

Willian shënoi një dygolësh sonte, të dy të asistuar nga Giroud, me francezin që shënoi emrin e tij në listën e golshënuesve, bashkë me Pedron. Në fillim të pjesës së dytë Hull humbi edhe një 11-metërsh me anë të Meyer, ndërsa skuadra e Contes menaxhoi avantazhin dhe tekniku italian i dha mundësi 2 futbollistëve të rinj, që të marrin eksperiencë.