Fabrika e Ujit i bënë bashkë Mustafën, Ahmetin, Stavilecin, Veselin,…

16.03.2017 22:54:53

Nesër bëhetë inaugurimi i fabrikës së re për përpunimin e ujit në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro.

“Ju njoftojmë se me datë 17 mars 2017, në ora 12:30 bëhet inaugurimi i fabrikës së re për përpunimin e ujit në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro. Nga ky investim do të përfitojnë Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Graçanica”, njofton kumtesa ministrore, transmeton lajmi.net.

Sipas kumtesës, në këtë ceremoni, pjesëmarrës do të jenë: Kryeministri Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, Ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets, Drejtori i KFË-së Roland Siller.