Facebook-u dhe Izraeli zyrtarizojnë bashkëpunimin për të censuruar përmbajtjen e medieve sociale

23.09.2016 20:26:25

Pas polemikave rreth censurimit të fotografisë më të famshme në botë nga ana e Facebook-ut që flet për luftën e Vietnamit, zyrtarët më të lartë kësaj kompanie janë dakorduar të “punojnë së bashku” me qeverinë e Izraelit për të censuruar përmbajtjet që zyrtarët izraelitë i konsiderojnë të papërshtatshme, shkruan renegatetribune.

Facebook edhe zyrtarisht ka njoftuar rreth marrëveshjes për “bashkëpunim”, pas një takimi që është zhvilluar me ministrave të qeverisë izraelite dhe zyrtarëve të lartë të Facebook-ut, që është mbajtur më 11 shtator, transmeton Telegrafi.

Lëvizja e qeverisë izraelite për të monitoruar dhe censuruar përmbajtjen e gjërave të ndryshme nga ana e Facebookut, po konsiderohet e padrejtë nga BDS, një lëvizje globale jo e dhunshme që ka për synim të vë në dukje shkeljet e të drejtave të njeriut në Izrael.

Suksesi i BDS-së duket se ka prekur në nerv Izraelin, duke e detyruar kështu qeverinë të kalojë legjislacionin që lejon spiunimin dhe deportimin e aktivistëve të huaj që operojnë brenda Izraelit dhe Palestinës.

Izraeli ka kërcënuar me jetë mbështetësit e BDS-së dhe ka lobuar për masa legjislative kundër BDS-së rreth botës. Dhe ata tani po kërkojnë kufizimin e suksesit të mëtejshëm të BDS-së, duke kontrolluar drejtpërdrejt përmbajtjen e përdoruesve të Facebook-ut.