Fadil Kajtazi godet ashpër ata që bëjnë protagonizëm personal në dëm të interesave të LDK-së dhe të vendit

11.07.2017 14:42:31

Fadil Kajtazi është treguar shumë i drejtpërdrejtë me disa që në LDK shtrojnë çështje hipotetike nëse LDK kështu, unë ashtu, duke vënë përpara veten sesa partinë, edhe pse nuk ka pak kohë kur janë marrë në LDK.

Z. Kajtazi, ndërkaq, shtron çëstjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për çështjen e demarkacionit Slloveni-Kroaci, e cila ka rrëzuar versionin milosheviqian Karllovac-Karllobag-Viroviticë, dhe ka përcaktuar parimin kadarstral në përcaktimin e vijës kufiatre nëdrmjet këtyre dy shteteve. Në këtë kontekst, z. Kajtazi, nxjerr zbuluar ata që me rrahagjoks mundohen të luajnë protagonizëm në dëm të partisë, por që bien në koncpetin dhe mendësinë milosheviqiane, pasi që vedimi e Gjykatës së Arbitrazhit për përcaktimin e parimit kadasrtal ka rrëzuar të gjitha pretendimet e tyre për vijë kufitare jashtë këtij parimi.

Ky është postimi i plotë i z. Kajtazi:

Është i çuditshëm vrulli i disave në LDK kur duke menduar të faktorizohen, në media e hapin temën që nuk është temë; “nëse hymë në koalicion me PAN, unë bëj kështu apo ashtu….”
Tema që është temë në LDK, duhet të jetë vendimi i Gjykatës së arbitrazhit për kufirin Kroaci-Slloveni, vendim i cili decidivisht është i prerë se “vlejnë parimi kadastral në përcaktimin e kufirit” Dhe temë mbi temat në LDK duhet të jetë se si këta që tani po e bëjnë temë PAN-in, vetëm për ta rritur vetën dhe denigruar LDK, thirreshin në emër të ekspertizave të tyre dhe refuzuan sugjerimet e Barac Obamës, Joe Biden, dhe John Cerry për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo kategori, LDK dhe Kosovën, e barazoj me pozitat që mbante Millosheviqi gjatë proceseve të negociatave me faktorin ndërkombëtarë që ndihmonte për përfundimin e Luftës Civile në ish Jugosllavi. Kjo kategori në LDK, e anoj peshoren e përcaktimit politik strategjik të LDK dhe Kosovës nga SHBA dhe Evropa në anën e Rusisë. Vendimi i gjykatës së arbitrazhit në rastin Kroato-Slloven, një pjesë të LDK-së i ve në pozitën e Millosheviqit në mbrojtjen e vijës Karllovac-Karllobag-Viroviticë.
LDK duhet të ndërgjegjësohet nga dhe të veproj shpejt në demaskimin e kësaj kategori!