Fadil Kajtazi komenton rrëzimin e aeroplanit luftarak të Serbisë

07.04.2017 15:04:45

Fadil Kajtazi vazhdon me komente lidhur me pafuqinë goditëse të Serbisë, si dhe me maknerinë e vjetëruar luftarake të saj.

Në një postim në facebook, z. Kajtazi risjell në vëmendje tezën e tij themelore se Serbia nuk ësht më fuqi e bombës, por fishekzjarrit, pra tezën se Serbia nuk mund të ketë fuqi në konstelacione gjeopolitike, e së këndejmi edhe nuk mund të paraqesë rrezik për këto konstelacione.

Këto komente, z. Kajtazi i ka bërë me rastin e rrëzimit të një tjetër aeroplani luftarak të Serbisë.

“Para disa muajsh nje pjese e portaleve dhe mediave perhapen panike mbi aftesite ushtarake te Serbise. Bera nje reagim analitik te mundesive ushtarake te Serbise ne konstalacionin e tanishem gjeopolitike ne Ballkan dhe nivel global.

Analiza ime “Serbia nuk e ka me fuqine e bombes por te fishekezjarrit” ne spikame kishte edhe gjendjen e mjerueshme ne te cilen gjindej aviacioni serb. Rrezimi i sotem i avionit serb Super Galeb G-4, eshte edhe nje deshmi per gjendjen e mjerushme ne te cilen ndodhet ekonomia serbe.

Prezantimi i sotem i Kryeministrit te Republikes se Kosoves z. Isa Mustafa te publikimeve te Bankes Boterore se rritja ekonomike ne Kosove ka kaluar 4.2%kurse Serbia ka mbetur nen 3%, eshte fakt inkurajuse pre trendet pozitive te zhvillimit te vendit.

Rreziku Kosoves nuk i kanoset nga ushtria e lodhur serbe, rreziku vije nga destabilizimi i brendeshem politik, per te cilin serbet kane infrastruktur ta realizojne.” – thuhet në postimin e tij në facebook.