Fadil Kajtazi kundër Anila Statovcit: Degradimi i historisë deri në nivelin e përallës, është pjesë e kuzhinave armiqësore

13.09.2016 13:39:40

Në një reagim të tij, Fadil Kajtazi ka shprehur pikëpamjet e tij lidhur me deklaratat e bëra nga zyrtarja e MASHt-it, Anila Statovci, lidhur me trajtimin e periudhave historike, sidomos të periudhës osmane. Z. Kajtazi i reagon znj. Statovci lidhur me terminologjinë e përdorur ndaj asaj periudhe, e cila sipas kësaj të fundit është bërë “të mos ketë gjuhë tël fyerjes, gjuhë që ngjall urretje”, por që në fakt është ndryshimi i tarjtimit të periudhës osmane soi periudhë pushtimi. Z. Kajtazi thotë se të gjitha periudhat që nga koha romake e këndej kanë qenë pushtuese dhe të tilla trajtohen, përveç periudhës omsane që nuk quhet e tillë, e as Perandoria osmane nuk quhet pushttuese dhe armike. Trajtimi ndryshe i peridhës osmane, në fakt, sipas z. kajtazi është pjesë e kuzhinave armiqësore.

Ky është reagimi i plotë i Fadil Kajtazit:

“Në vend të mesimit të historisë, Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës po iu inponon nxënësve mësimin e përrallave. Zonja Anila Statovci Dema deklaron se ne tekstet e historise eshte “rishikuar” kryesisht pjesa qe ka te bej me Perandorine Osmane ku eshte nderhyrë me qellim qe “te mos kete gjuhe te fyerjes, gjuhe qe ngjalle urrejtje”. Me kete rast i perkujtojmë zonjes Statovci si pjese e Ministrise se Arsimit se Perandoria Romake ishte pushtuese e tokave ilire. Perandoria e Bizantit i trashigoi keto pushtime. Gjithashtu Perandoria Osmane, Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, Jugosllavia e AVNOJ-it dhe ne fund Serbia jane pushtues te tokave shqiptare dhe nuk kane se si te jene ndryshe pos armiq te shqiptarëve. Ne kete pike nuk ka kurrfar gjuhe te urrejtjes pasi qe kjo eshte fakt i dokumentuar. Nese Ministria e juaj armiqet i shendron ne miq, ne do te jemi te pushtuar prap prej tyre. Nese termi tradheti çdo dite i atribohet politikanve, me keto qe i keni bere historise, me mire se Ministrise tuaj nuk i fle askujt! Nese vihet ne peshore demi qe prrallat e Ministrise se Arsimit i bejne çeshjes kombetare ne raport me demarkacionin, keto e tejkalojne dhjetefishin dhe ky dem eshte i pakopenzuar ngase synon te zhvesh rinin tone shkollore nga te qenit shqiptar. Me kete synohet te krijohet supstrat amorf i pa definuar ne kohe dhe hapesire. Historia dhe letersia kombetare jane shpirti i nje populli, degradimi i tyre deri ne nivelin e peralles eshte pjese e kuzhinave armiqesore e qe ne rastin konkret ju eshte vu ne dispozicion Ministria e Arsimit e Republikes se Kosives dhe nje pjese injorante e korpusit politike te Kosoves.”