Fadil Kajtazi kundër deputetëve të LDK-së që e rrëzuan Qeverinë e saj

22.12.2017 22:06:31

Fadil Kajtazi ka kritikuar ashpër deputetët e LDK-së që nuk e kanë votuar demarkacionin gjatë legjislaturës së kaluar.

Z. Kajtazi i ka akuzuar ata për rrëzimin e Qeverisë së LDK-së dhe derisa ka deputetë të tillë, nuk mund të jetë “besë e shpresë për Kosovën”.

Ky është postimi i plotë i z. Kajtazi:

E para qe ka tradhetuar SHBA eshte LDK, e cila vitin e kaluar nuk e ka pranuar qe te degjoi keshillen e mire te presidentit Obama, zevendes presidentit Bajden dhe sektetarit Keri per ta votuar demarkacionin. Deputet nga LDK rrezuan qeverine e LDK-se. LDK ka deputet krimba te cilet duhet hequr! Sa te jene keta krimba “LDK besë dhe shpresë për Kosovën” nuk ka.