Një urim të veçantë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

17.02.2018 10:46:54

Nga Fadil Kajtazi

Urime dita e pavarësisë së Kosovës juve spiunë, provokatorë, të korruptuar, dhe zhvatës të Republikës së Kosovës. Juve që për vite punuat që Kosova mos të jetë e pavarur; Juve që për vite të tëra të fshehur dhe pështjellur nëpër organizimet që punonin për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, spiunonit te padronet e juaj serb aktivitetet e njerëzve të mirë të Kosovës; Juve që spiunonit presidentin Rugova, profesor Aganin; Juve që spiunuat dhe në pritë e qitët familjen Jashari; Juve që spiunuat dhe punuat që lufta për lirinë e Kosovës të kthehet në luftë vëllavrasëse; Juve që spiunuat dhe punuat që në liri të vriten intelektual, deputet, kryetarë komunash dhe veprimtarë të çështjes kombëtare; Juve që spiunuat dhe punuat që Kosova të hyjë në konflikt me SHBA-në dhe Evropën; Juve që keni zemër me lloq të Shumadisë dhe me akull të Sibirit; Juve që duke pasur këtë zemër jeni akomoduar në partitë politike, në institucione shtetërore dhe fetare të Kosovë dhe po e zhvateni Kosovën. Urime, Juve dhe atyre që janë bërë vegël kondom e juaja dhe po e vështirësoni rritën e shtetësisë së Kosovës duke vazhduar te spiunoni dhe të zhvatni; shtetësia e Kosovës po ecë ngadalë e herë shpejtë, por pavarësisht se ju keni shtuar zellin e spiunimit dhe zhvatjes, nuk do të ndalët. Pavarësisht se një pjesë e juaja ka fituar nam dhe famë si patriot të zjarrtë, si kontribuues të pavarësisë, mos harroni, do të vije dita e ndëshkimit, do tw vie dita kur mbi juve, apo mbi varrin tuaj to të pështyjnë pasardhësit tuaj dhe populli i Kosovës së shumëvuajtur. Urime, Urime!