Fadil Kajtazi: Rrënimi i xhamisë në Zemun dëshmi e shovenizmit serb!

28.05.2017 15:51:38

Njohësi i çështjeve të sigurisë, z. Fadil Kajtazi ka komentuar rrëzimin  e xhamisë në Zemun, si dëshmi se shovinizmin në Serbi  eprodhon Kisha Ortodokse Serbe, elitat politike dhe intelektuale serbe.

Në një pstim në facebook. z. Kajtazi bën një analogji me Kishën në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës, duke theksuar se xhamia në Zemun nuk ishte në shrëbim të politikave të ndryshme, por në shërbim të qytetarëve, kurse Kisha në kampusin universitar në Prishtinë është ndrtuar në funksion të politikave të Milosheviqit.

“Rrëzimi i xhamisë në Zemun, dëshmon edhe njëherë shovinizmin që në Serbi prodhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, elitat politike serbe dhe elitat intelektuale. Xhamia në Zemun, nuk përfaqësonte ndonjë objekt në funksion të ndonjë politike. Ajo ishte një nevojë e komunitetit që jetonte aty. Ndërkohë që objekti i quajtur “kishë” në Kampusin e Universitetit në Prishtinë, është objekti i Kishës Ortodokse Serbe, i ndërtuar për qëllime politike të Millosheviqit, prandaj aj objekt duhet të rrënohet nga shteti.” – thuhet në postimin e z. Kajtazi.