Fadil Kajtazi: Rugova do të jetë gjithmonë në anën e ndritur të historisë

Veprimtari dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka reaguar ndaj përpjekjeve për inkriminimin e presidentit Rugova lidhur me korrupsionin. Në reagimin e tij, Fadil Kajrazi ka theksuar se Rexhep Qosja me pasurinë e vënë gjatë komunizmit, që është edhe më e madhe se e vetë komunistëve.

“Pasuria materiale e Ibrahim Rugoves e bërë nga viti 1992 deri me 2006, nuk tejkalon në as një mënyrë pasurinë e Rexhep Qosjes të realizuar gjatë pushtetit komunist jugosllav. Bile pasuria e Qosjes tejkalon edhe pasurin e funksionarve komunist.

Kjo lehët mund të vertetohet dhe të konstatohet se “kur ka filluar korrupcioni në Kosovë”

Problemi qëndron se në historinë e popullit shqiptar do të flitet për “kohën e ndritur të Rugovës”, ndërkohë që Qosja dhe ideologjia që ai predikon, do të jenë pjesa e errët e historisë së popullit tonë.”